Përkrahje nga Kosova për kryeministren finlandeze: Ka të drejtë me kcy, me kallë atmosferën

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është heroina e Halil Matoshit. Kështu e ka quajtur analisti 36-vjeçaren që është vënë në qendër të kritikave pasi iu publikuan disa video duke kërcyer në klube të natës.

“My hero! Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin”, ka shkruar Matoshi.

“Në kohë të lirë edhe Kryeministrja ka të drejtë me vallzue. “Me kcy – me e kallë atmosferën”-qysh thojnë kosovarët! epse kjo âsht Liria!”, ka shtuar ai.

Qindra gra po e mbështesin kryeministren Marin duke publikuar video nga kërcimet e tyre.

“Kur kryeministra e jeton jetën e saj me vallezimi dhe qytetarët (deputetët) kanë guxim me i kërku test droge, edhe kjo âsht liri!”, shkroi Matoshi.

“Porse këtë edhe në Finlandë e bâjnë disa burra rëndom konservativ e réligjioz!?”, shtoi ai.

Impresive është sipas Matoshit fakti që kryeministrja e Finlandës ka pranuar t’i nënshtrohet tenstit për drogë.

“Të shkretë e kanë jetën vetëm ata që kurrë nuk kanë vallzue, qoftë edhe pa luejt vendi!?”, shkruan Matoshi.

“Ata janë mâniako-depressiv dhe t’frikësuem. E frika, ky âsht këshilltari më i keq dhe herdokur, shpie në dhunë!”, shkruan ai.