Edhe pse Kosova do të luajë si mysafir ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve, rreth 400 përkrahës së Kombëtares kosovare do të jenë të pranishëm gjatë ndeshjes, e cila do të zhvillohet sot prej orës 18:00.
Këtë informacion e ka publikuar gazetari sportiv Arlind Sadiku në Facebook.
Kjo është ndeshja e parafundit e Kosovës, pasi më 20 nëntor e pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin, që është në pozitën e dytë me dy pikë më pak se Kosova që ka 8 pikë në krye të grupit.







