Përjashtimi nga puna i mësueses me mbulesë në Suharekë, reagon ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas një vendimi që doli në media, për largimin nga puna të mësueses me mbulesë në Suharekë.

Nagavci është përgjigjur në pyetjen e një komentueseje në rrjetet sociale, duke e vlerësuar vendimin e paligjshëm.

“Ky Vendim, nëse ekziston vërtetë, është i paligjshëm, i padrejtë dhe si i tillë nuk shkakton asnjë pasojë juridike”, ka shkruar Nagavci.

Ndryshe, Këshilli i një shkolle në Suharekë vendosi ta largojë nga puna një mësuese pasi ishte me mbulesë. Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, vlerësoi se vendimi nuk ka asnjë vlerë juridike./Nacionale