Perisic kalon testet mjekësore te Bayerni, premton maksimumin

Perisic tashmë mund të konsiderohet lojtar i Bayern Munich.

Anësori i Interit, Ivan Perisic, ka premtuar se do të japë më të mirën pasi ka kryer testet mjekësore te Bayern Munich.

Perisic është në Munich për të kompletuar transferimin nga Interi dhe kreu testet të hënën në mëngjes.

“Vetëm sa kreva testet mjekësore. Do të jap më të mirën!”, tha 30-vjeçari për Bild.

Raportohet se kampioni i Bundesliga do ta transferojë lojtarin në formë huazimi 5 milionë euro me opsionin e blerjes verën e ardhshme 20 milionë.

Bayerni është duke menduar që të forcojë repartin e sulmit pas largimeve të legjendave, Franck Ribery e Arjen Robben.

Bayerni do të jetë klubi i tretë gjerman në të cilin luan Perisic, pas Borussia Dortmund dhe Wolfsburg.

loading…