Perishiqi thotë se refuzoi Unitedin, s’përjashton mundësinë e transferimit në Premier Ligë
Anësori i Interit, Ivan Perishiq ka zbuluar se ku do të dëshironte ta vazhdonte karrierën e tij.
Kroati në një intervistë për mediat angleze foli për refuzimin që i bëri Manchester Unitedit në verën e 2017-ës dhe për të qëndruar tek Interi e kishte bindur trajneri Luciano Spalletti.
Ai më pas tregoi edhe dëshirën e tij që një ditë të luajë në Premier Ligë, transmeton kp.
“Refuzova Manchester Unitedin për të mbetur tek Interi dhe mund të them me bindje se Luciano Spalletti ishte arsyeja kryesore që qëndrova pjesë e zikaltërve”, tha Perishiq. “Largimi në një tjetër kampionat? Shpresoj që tifozët e Interit të kuptojnë këndvështrimin tim”.
Për Perishiqin vazhdon të interesohet të interesohet Jose Mourinho, por Interi nuk dëshiron ta shesë futbollistin për më pak se 50 milionë euro.