Perishiq shpëton Inter dhe i bën favor Milanit (VIDEO)

Inter dhe Roma kanë ndarë nga një pikë në supersfidën e javës së 33-të të Serie A në mbrëmjen e së shtunës.

Sfida në San Siro ka përfunduar 1-1, dhe Inter ruan distancën me Milan ndërsa Roma mbetet në luftë për një vend mes katër më të mirëve.

Inter është në vend të tretë me gjashtë pikë diferencë nga Milan i vendit të katërt, që nëse do të kishte fituar Roma do të kishte zbritur në vend të pestë.

Roma e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në minutën e 14’ kaloi në avantazh me golin e El Shaarawy.

Me kalimin e minutave Inter e merr veten dhe ushtron mbi Roma-n, duke krijuar edhe disa mundësi të mira përpara se të përfundonte pjesa e parë, gjithsesi pa sukses.

Pas pushimit Spalletti fut në fushë Mauro Icardin dhe pak minuta më pas erdhi goli i barazimit.

Ishte krosi fantastik i D’Ambrosios që gjen Perishiq në shtyllën e dytë që i dha barazimin e merituar vendasve.

Inter vazhdon të ushtrojë presion pasi nuk është i kënaqur me barazimin, por Roma ka momente që shfaqet e rrezikshme në kundërsulme.

Megjithatë rezultati mbeti i pandryshuar dhe dy skuadrat marrin nga një pikë.