Përgjaket muaji i Ramazanit/ Policia jep detaje mbi gjendjen e 5 të plagosurve brenda xhamisë

Policia ka dhënë informacione lidhur me 5 personat e plagosur pak më parë brenda xhamisë Dine Hoxha, në Tiranë.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre :

D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia. 

Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli është autori që kreu sulmin brenda xhamisë te rruga e Kavajës. 

“Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.