‘Përgjaket’ Champions League, lëndohen disa tifozë të CSKA-së në Romë (VIDEO)

Një shkallë lëvizëse ka rënë në një stacion metro në Romë duke lënë disa të plagosur, raportojnë mediat italiane.

Incidenti në itali përfshiu tifozët e ekipit rus të CSKA-së së Moskës të cilët do të luajnë kundër Romës.

Shërbimet emergjente janë në vendngjarje dhe stacioni është mbyllur, njoftoi agjensia italiane e lajmeve Ansa.

Një fotografi nga vendi i ngjarjes u postua në Tëitter nga shërbimi i zjarrit dhe shpëtimit.