Shtypi në Barcelonë është i ngarkuar me disa çështje këtë të shtunë, por kryesorja ka të bëjë me rinovimin e Lionel Messit.
Në “turneun” e tij të fundit të intervistave për media të ndryshme, Josep Maria Bartomeu ka njoftuar tashmë synimin e tij për të rinovuar edhe një herë me yllin argjentinas, para përfundimit të mandatit të tij si president.
“Mundo Deportivo” shton në numrin e sotëm se ky negociim do të fillojë sezonin e ardhshëm dhe kontrata aktuale e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” nuk do të skadojë në fund të sezonit 2020-2021, por në vitin 2023.







