Përfundoni takimi Hoti-Macron, kryeministri publikon pamje nga pritja që iu bë në pallatin presidencial

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Pas takimit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar pamje nga pritja që i është bërë në në Pallatin Elysee.

Ndryshe, takimi Hoti-Macron kishte nisur në orën 11:30.

Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga Kryeministria.

Ky takim mes Hotit dhe Macronit në kryeqytetin francez, i paraprin Samitit virtual të Parisit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e që do të mbahet më 10 korrik.