Përfundon super ndeshja Ylli-Bashkimi, skudra nga Suhareka, në finale të Kupës

Ka përfunduar gjysmëfinlja e parë e Kupës së Kosovës në Basketboll, që u zhvillua mes KB Golden Eagle Yllit dhe KB Bashkimit.

KB Ylli fitoi takimin ndaj Bashkimit me rezultatin 79-69, për të siguruar biletën për finalen e madhe të Kupës.

Çereku i parë u mbyll me epërsinë e lartë të Yllit, 24-12, kurse pjesa e parë u mbyll me rezultatin 38-35.

Edhe çerekun e tretë skuadra nga Suhareka e mbylli me avantazh prej 10 pikësh, 56-46.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 79-69.

Në finale, KB Ylli do të luajë ndaj fituesit të sfidës KB Rahoveci – KB Peja, që luhet sonte nga ora 19:00,

Më poshtë keni disa sekuenca të super atmosferës nga ndeshja Ylli – Bashkimi.