Përfundon seanca në Hagë: Salih Mustafa nuk deklarohet për fajësinë, kërkon konsulta me avokatin

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Sali Mustafa sot ka dalë para gjykatësve të procedurës paraprake, teksa nuk është deklaruar sot për akuzat që rëndojnë mbi të.

Gjyqtari i seancës paraprake që u mbajt në Hagë ka thënë se ish-ushtari i UÇK’së, Salih Mustafa ka kohë që 30 ditë t’i pranojë ose mohojë akuzat që i janë ngarkuar.

Ai ka thënë se brenda 30 ditësh do të thirret një seancë e re ku do të diskutohet për aktakuzën ndaj tij.

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni fajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, ka thënë gjyqtari, përcjell Gazeta Metro.

Ndërkaq, Salih Mustafa nuk ka pranuar të flas sot duke thënë se do të deklarohet në seancën në vijim.

‘Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai.

Ndryshe në seancën e sotme sekretarja e çështjes paraprake ka lexuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të si vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor të të ndaluarve në një kamp ndalimi në fshatin Zllashë më 1999