Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka mbyllur në rundin e dytë rrugëtimin e saj në kategorinë deri në 63 kilogramë në Grand Slamit e Parisit, pasi që u mposht me ippon në rundin e dytë nga koreania Hee Ju Han.
Pasi e mposhti turken Minel Akdeniz me ippon në rundin e parë të këtij turneu, Laura Fazliu u mposht nga koreania Hee Ju Han, e cila është e radhitur 36 vende më lart sesa kosovarja në ranglistën botërore.
Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Laura Fazliu. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.
Xhudistja kosovare Nora Gjakova e filloi me fitore Grand Slamin e Parisit, pasi që ishte shumë e fortë për xhudisten nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian, në përballjen e rundit të dytë, pasi rundin e parë e kaloi pa luftë.
Ndërsa, edhe Distria Krasniqi i ka shkuar një hap më afër medaljes së artë në Grand Slamin e Parisit, pasi që fitoi në rundin e tretë për ta zënë një vend në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.







