Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndermjet Ferencvaroshit dhe Prishtinës.

Edhe pse patën më shumë dominim hungarezët, ekipi kosovar ishte më i rrezikshëm.

Otto John shënoi gol në minutën e gjashtë, por iu anulua për pozitë jashtë loje. Ai shënoi me kokë pas harkimit të Gledi Micit nga krahu i majtë.

Po ashtu John pati edhe një rast të 100 për qind, por gjuajti jashtë në përballjen vetëm me portierin.

Ndeshja ndërmjet Ferencvaroshit dhe Prishtinës është duke u zhvilluar në Budapest dhe i takon raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.