Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në rrethin e tretë të fazës së grupeve mes Interit dhe Barcelonës.
Interi është në avantazh 1:0 ndaj Barcelonës në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan Demokracia.com.
Supergoli nga distanca e Hakan Çalhanoglut i ka dhënë epërsinë Interit në pjesën e parë. Turku realizoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Interi dhe Barcelona ndodhen në Grupin C në Ligën e Kampionëve./Demokracia.com/







