Përfundon pjesa e parë e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës, aty ku po përballen Gjilani dhe Prishtina.

45 minutat e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk sollën gola, përkundër rasteve që kishin dy skuadrat.

Dy ekipet e nisën me kujdes të shtuar këtë duel, duke synuar të fitonin nga gabimet.

Me kalimin e minutave, Prishtina tregoi më shumë nga loja e tyre dhe krijuan më shumë raste.

Endrit Krasniqi lëshoi një goditje të fortë në minutën e 38-të, mirëpo u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Nga një goditje nga këndi për kryeqytetasit, topi u largua nga lojtarët e Gjilanit që krijuan një mbrojtje të ngjeshur.

Kishte duele të ashpra mes dy skuadrave, me çka edhe ndërprisnin lojën, por që 45 minutat e dytë me gjasë do të sjellin gola, duke ditur se do synojnë të fitojnë trofeun pa shkuar në vazhdime, aq më pak në penallti.