Në muajin dhjetor përfundon edhe pezullimi 18-mujor për përdorim doping, për yllin francez Samir Nasri, i cili prej disa muajsh është stërvitur me skuadrën angleze të West Hamit.

Së fundi, kjo skuadër ka vendosur t’i ofrojë një kontratë fantazistit francez për të paktën 6 muajt e ardhshëm, duke ruajtur edhe një opsion për të zgjatur bashkëpunimin edhe për vitet e ardhshme.

Vendimtar ka qenë opinion i trajnerit Manuel Pellegrini, i cili pasi ka parë përkushtimin e Nasri në stërvitje, ka këmbëngulur që ta ketë në dispozicion, duke filluar nga muaji janar.

Tashmë 31-vjeçar, Nasri ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur më herët me skuadra si Arsenali, Manchester City dhe Sevilla.