Përfundon pa gola pjesa e parë Manchester City dhe Leicester City

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Leicester Cityt, që po zhvillohet në Premierligë.

Për Manchester Cityn, kjo është sfidë e madhe, pasi në rast të gabimit, Liverpooli do të fitonte mundësinë që ta fitojë kupën e Premierligës.

Liverpool që nga dita e shtune ka dy pikë më shumë se City.