Përfundon ndeshja në stadiumin “Etihad”, City shënon fitore kundër Atletico Madridit

Në përfunduar derbi mes kampionit anglez Manchester City dhe kampionit spanjoll Atletico Madrid, ndeshje kjo e vlefshme për takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City ka shënuar fitore si vendas me rezultat minimal 1:0 kundër Atletico Madridit.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për skuadrën e Pep Guardiolas e shënoi mesfushori Kevin De Bruyne, ku ky i fundit shënon në minutën 70’ për rezultatin final 1:0.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet javën e ardhshme, respektivisht më datën 13 prill, ku me fillim nga ora 21:00 Atletico Madridi pret në shtëpi Manchester Cityn.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Cityt.