Arsenal ka arritur të marrë një fitore mjaftë të vështirë në javën e 13-të të Premierligës.
Arsenal e ka mposhtur Bournemouthin me rezultat të ngushtë, 1:2.
‘Topçinjtë’ kaluan në epërsi të parët me autogolin e shënuar nga Jefferson Lerma në minutën e 30’, por vendasit e barazuan rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Joshua King.
Pjesa e dytë ishte në duart e Arsenalit, që arriti ta rikthej epërsinë me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang (67’).
Pas xhiros së 13-të, Arsenal gjendet në pozitën e pestë me 27 pikë të grumbulluara, 12 më pak se lideri i Premierligës, Manchester City.







