Derbi më i madh në Turqi ndërmjet Galatasarayt dhe Fenerbahqes ka përfunduar me tensione të mëdha.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 2 me 2.

Donk e Linnes shënuan për Galatën, derisa Feneri u kundërpërgjigj për mrekulli duke barazuar shifrat përmes Valbuenas e Jailsonit, me këtë të fundit që shënoi një supergol.

Pas përfundimit të takimit skuadrat filluan përleshjen, siç shihet edhe në pamjet më poshtë. E Me këtë rast ka intervenuar edhe Policia pasi tifozët kanë gjuajtur gjësende në drejtim të futbollistëve.