Përfundon mbledhja e Serie A, ky është vendimi i Juventusit, Interit dhe Milanit

Ka përfunduar mbledhja e klubeve të Serie A, pas krijimit të Superligës Evropiane.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se tri ekipet që konfirmuan pjesëmarrjen në Superligë, Juventusi, Interi dhe Milani kanë shprehur interesin e tyre të qëndrojnë në Serie A dhe të luajnë aty edhe pse tani janë pjesë e Superligës Evropiane.

UEFA do të luftojë që t’i suspendojë klubet e Superligës edhe nga ligat vendore.

Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet.

UEFA vazhdimisht e ka kundërshtuar krijimin e një lige të tillë dhe është mbështetur edhe nga FIFA për këtë.