Përfundon mandati i Aleksandër Lumezit, Besim Kelmendi zgjidhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Besim Kelmendin, si ushtrues detyrë të Kryeprokurorit të Shtetit.

Caktimi i ushtruesit të detyrës, erdhi pasi që sot ka përfunduar mandati i kryeprokurorit aktual të vendit, Aleksandër Lumezi.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial, kryesuesi Jetish Maloku, ka deklaruar se pasi që deri më sot nuk kanë pranuar dekretimin nga presidentja për kandidimin e propozuar për Kryeprokurorit të ri të Shtetit, atëherë me qëllim që kjo pozita të mos mbetet vakante është e domosdoshme të caktohet një ushtrues detyre deri në një vendim të ri nga Presidenca.

Njoftimi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit është bërë në fillim të muajit janar.Propozimin për caktimin e Besim Kelmendit si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit e dha prokurorja Jehona Grantolli.

Caktimi i Besim Kelmendit si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit u bë me aprovimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit, të cilët ishin të pranishëm në mbledhje