Sot, në garën kryesore të Sllallomit të Madh (GS) për meshkuj në Kampionatin Botëror “Saalbach 2025”, skitari kosovar Drin Kokaj përfundoi garën në vendin e 77-të nga 100 garues. Fatkeqësisht, ai nuk arriti të kualifikohet për lëshimin e dytë, por vazhdon të mbetet një përvojë e vlefshme për të dhe për ekipin tonë.
Nesër, në qendrën e vëmendjes janë dy gara të rëndësishme për ekipin tonë:
Gara finale e Sllallomit (SL) për femra, ku do të garojnë më të mirat e botës.
Garat kualifikuese për Sllallomin (SL) për meshkuj, ku garuesit tanë do të synojnë të sigurojnë një vend në finalen e kësaj disipline.







