Me shumë mund Gjermania e ka siguruar kualifikimin në një të tetën e finales në Euro 2020. Gjermania ka marrë barazim të vështirë, 2:2, ndaj Hungarisë, të mërkurën mbrëma në Munich. Hungarezët dy herë ishin në epërsi, por gjermanët nuk janë ndaluar dhe kanë arritur synimin.

Tani në një të tetën e finales, Gjermania takohet me Anglinë. Adam Szalai shënoi për 1:0 në minutën e 11-të. Në minutën e 66-të gjermanët barazuan përmes Kai Havertz. Por menjëherë në minutën e 68-të, Andras Schafer shënoi për 2:1, me asistim të Szalai. Golin e kualifikimit për Gjermaninë e shënoi Leon Goretzka në minutën e 84-t. Ndeshja ishte me ritëm shumë të lartë. Gjermania përfundon e dyta në grup me 4 pikë. Grupin e ka fituar Franca me 5 pikë, ndërsa Portugalia avancon si e treta, me 4 pikë. Hungaria është eliminuar, por mund të mburret me dy barazime të jashtëzakonshme në “grupin e vdekjes”.