Përfundon Bundeliga, Werderi i Rashicës bie nga liga – Bayerni kampion

Ka përfunduar Bundeliga gjermane me javën e 34 e cila ka sjell risi të ndryshme. Bayerni e ka mundur Augsburgun 5-2 derisa Werder Bremen i Milot Rashicës edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Bundesligës gjermane pasi që ka humbur me rezultat 2-4 në shtëpi nga Borussia Monchengladbach

Milot Rashica ka shënuar por ky gol nuk i ka ndihmuar skuadrës së tij për të mbijetuar në Bundesligë këtë sezon. Kjo për shkak se ata kanë humbur me rezultat 2-4 nga Borussia Monchengladbach derisa ka fituar Koln për të pasur ndeshjen e barazhit për të vazhduar ose jo në elitën e futbollit gjerman. Fitore ka shënuar Bayern Munich kundër Augsburg me rezultat 4-2, Leipzig ka humbur kundër Union Berlinit kurse Borussia Dortmund ka Bayer Leverkusenin.

Werder Bremen – Borussia Monchengladbach 2-4

Werder Bremenit nuk i ka kryer punë goli i Milot Rashicës pasi që janë eliminuar nga elita e futbollit gjerman duke përfunduar në vendin e 17 me vetëm 31 pikë. Stindl shënoi që në minutën e tretë për Monchengladbach. Skuadra mysafire do të shënonte edhe tre gola në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Thuram që shënoi në minutën e 52-të kurse rezultati u trefishua në minutën e 58-të. Neuhaus do të shënonte golin e katërt për Monchengladbach në minutën e 67-të. Werder do të këndellej pasi në ndeshje do të inkuadrohej Rashica që shënoi gol në minutën e 80 derisa Fullkrug shënoi në minutën e 83-të. Me këtë humbje Werder përfundon sezonin në pozitën e parafundit ku ka grumbulluar vetëm 31 pikë.

Bayern Munich-Augsburg 5-2

Bayerni e ka mposhtur me rezultat 5-2 Augsburgun për të fituar dhe festuar kështu titullin në mënyrën më të mirë të mundshme. Gouweleeuw J shënoi autogol në minutën e 9-të, derisa për Bayernin shënuan Gnabry (23), Kimmich (33), Coman (43), Lewandowski (90) kurse për mysafirët shënuan Hahn (67) dhe Niederlechner F (72’). Bayerni përfundon sezonin si kampion i Gjermanisë me 78 pikë.

Borussia Dortmund – Bayer Leverkusen

Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 3-1 në ndeshjen më derbi të xhiros së fundit në Bundesligë. Haaland ka shënuar dy gola për Dortmund (5 dhe 84) derisa Reus shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 51-të. Bayer Leverkusen shënoi gol në minutën e 89-të dhe atë nga penalltia u tregua i saktë Lars Bender. Dortmund do të garojë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm pasi që ka përfunduar në vend të tretë kurse Bayer Leverkusen në Europa Ligë pasi që ka përfunduar në vendin e gjashtë. /GazetaExpress/