LIVE

Përfundojnë pjesët e para në Champions League, ja kush po fiton dhe surprizat!

Kanë përfunduar pjesët e para në duelet e javës së katërt për fazën e grupeve në Champions League.

Ajo që bie në sy është barazimi pa gola në duelin që po zhvillohet në Torino ndërmjet Juventusit dhe Manchester United.

Real Madrid po shkatërron 4-0 modestët e Viktoria Plzen, ndërsa momentalisht po fitojnë Bajerni, Benfica, Lyoni dhe Manchester City.

Këto janë rezultatet në pjesët e para:

Bayern Munich 1 – 0 AEK Athens FC

Benfica 1 – 0 Ajax

Juventus 0 – 0 Manchester Utd

Lyon 2 – 0 Hoffenheim

Manchester City 2 – 0 Shakhtar Donetsk

Plzen 0 – 4 Real Madrid