Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Lajthizë, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë.

Zjarri ka nisur që prej orës 12:00. Në terren ndodhet vetëm një automjet si dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor.

Terreni i vështirë dhe erërat e forta vështirësojnë punën e zjarrfikësve. Aktualisht nuk rrezikohen banesa.

Aktualisht jane perfshire nga flaket 5 HA dhe per shuarjen e flakeve jane angazhuar sherbimi pyjor.