Incidentet raciste

Perfekti i Milanos kundër dënimeve kolektive: Të evidentohen dhunuesit!

Koret raciste ndaj Koulibaly dhe ngjarjet e shëmtuara që ndodhën jashtë San Siros përpara sfidës mes Interit dhe Napolit që detyruan gjykatësin sportiv të dënonte me 2 ndeshje pa tifozë klubin zikaltër dhe 1 ndeshje tjetër pa tifozët ultras, kanë vënë në lëvizje edhe krerët më të lartë të qytetit të Milanos.

I fundit që ka folur ka qenë Renato Saccone, prefekti i Milanos.

Ai ka paralajmëruar një mbledhje sigurie, ku do të marrin pjesë dhe dy klubet e Milanos për t’i dhënë fund kësaj historie. Duhen dënuar individët e dhunshëm dhe duhet evituar dënimi i tifozëve të pastër dhe të pafajshëm.

“Ndeshja e radhës në të cilën Interi do të luajë me stadiumin plot është në mesin e shkurtit. Në janar do të bëjmë një samit të sigurisë, që do të përfshijë klubet e Interit dhe Milanit. Qëllimi është izolimi i dhunuesve. Nuk mund të paguajnë të gjithë tifozët për sjelljet kriminale të disave”, përfundoi Renato Saccone, prefekti i Milanos.