Përfaqësuesja holandeze e xhudos stërvitjet po i vazhdon në Pejë

Përfaqësuesja e Holandës në Xhudo po vazhdon përgaditjet për garat e mbetura të kalendarit të IJF-it në rrugë drejt Lojërave Olimpike që do të mbahen në Tokio në vitin 2020.

Ekipi i femrave i skuadrës holandeze ka zgjedhur që “ushtrimet speciale” ti merr nga trajneri i përfaqësuesës së Kosovës Driton Kuka në qytetin e Pejës, në sallën ikonike “Ippon” në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur selektori Kuka përmes faqës së tij në FB. Ai shkruan: “Një ndër superfuqitë botërore të xhudos po qëndron në Pejë në stërvitje!”