Përfaqësuesit e 3×3 Challenger Prishtina vizitojnë Federatën e Basketbollit e Kosovës

Përfaqësuesit e 3×3 Challenger Prishtina kanë vizituar Federatën e Basketbollit e Kosovës (FBK), ku ju kanë dhuruar një dhuratë një shenjë mirënjohje dhe falënderimi për përkrahjen e garën së FIBA-s, që u zhvillua më 16-17 korrik.

Kjo ishte hera e parë që mbahet një garë e tillë në vendin tonë dhe u organizua në mënyrë perfekte nga 3×3 Prishtina në bashkëpunim me FBK-në.

Për dy ditë radhazi, adhuruesit e streetbollit kanë parë spektakël nga afër, me shumë streetboll, muzikë, aksione e ndeshje të bukura.

FBK është krenare që ka mbështetur një garë të tillë dhe synon të zhvillojë edhe më shumë këtë sport në vendin tonë.