Srebrenicë

Përfaqësuesi i SHBA-së në KS të OKB-së e bëri të qartë: Në Srebrenicë kishte gjenocid, nuk ishte thjesht një gabim siç tha Dodik

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për situatën në BeH, të caktuar nga Federata Ruse.

Ishte ambasadori Robert A. Wood, përfaqësuesi i SHBA-së në KS të OKB-së i cili bëri të qartë se në Srebrenicë kishte gjenocid.

“Më lejoni të jem i qartë, Srebrenica nuk ishte thjesht një gabim, siç tha Dodik. Është fakt i padiskutueshëm që në Srebrenicë është kryer gjenocidi”, ka thënë ai gjatë kohës së fjalimit në OKB.