Përfaqësuese së Kosovës i rritet dukshëm vlera, lë pas edhe Shqipërinë

Përfaqësueses së Kosovës i është rritur vlera në 57.2 milionë euro, gjë që ka bërë që ‘Dardanët’ të kalojnë edhe Shqipërinë.

‘Dardanët’ që vetën në vitin 2016 janë pranuar në UEFA dhe FIFA, janë ekipi që ka përjetuar rritjen më të madhe viteve të fundit.

Sipas ‘Transfermarkt’, ekipi i Kosovës me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e qershorit kap vlerën e 57.2 milionë euro.

Kjo rritje e konsiderueshme ka ardhur sot, kur kjo faqe për vlerësimin e lojtarëve, i ka rritur Rashicës vlerën nga 7 në 20 milionë.

Më këtë vlerë, Kosova lë pas edhe Shqipërinë, që vlerësohet 49,55 milionë euro.

Kosova në matjen e vlerave lë pas edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në grupin kualifikues për Euro 2020, lë prapa Bullgarinë, në një vlerë dallimi prej 30 milionë euro.