Presidenti

Perezi e harron Ronaldon, thotë se Modrici përfaqëson vlerat dhe talentin e Real Madridit

Real Madridi u mblodh të martën në një darke Krishtlindjesh në “Santiago Bernabeu”, ku presidenti i klubit Florentino Perezi mbajti një fjalim duke e lartësuar fituesin e Topit të Artë të “Los Blancos”, Luka Modricin.

Duke e fituar këtë çmim, Modric e vazhdoi dominimin e Real Madridit në podiumin e Topit të Artë, pasi ky ishte viti i tretë që një lojtar madrilen e fiton atë, pas Cristiano Ronaldos – tani sulmues i Juventusit – i cili e fitoi atë në dy vitet e kaluara 2016 dhe 2017.

“Tashmë jemi të përqendruar në fitimin e Kupës së Botës për Klube”, tha Perez.

“Këta lojtarë tashmë janë pjesë e historisë dhe legjendës së Madridit”.

“Në mesin e tyre është edhe Luka Modric, fituesi i Topit të Artë dhe Lojtari më i Mirë i FIFA-s, i cili e përfaqëson talentin dhe vlerat e Madridit”, shtoi ai.