Perez: Superliga është krijuar për ta “shpëtuar” futbollin

Real Madridi është një prej 12 ekipeve evropiane që ka nënshkruar pjesëmarrjen e saj në Superligën Evropiane.

Presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez  tha se: “kjo është një lëvizje e duhur dhe po i’u përgjigjen kërkesave që kanë të rinjtë për futbollin”, raporton BBC Sport.

Kujtojmë, se në ditët e fundit është themeluar Superliga nga ekipet më të mëdha evropiane, dhe kjo ka ngjallur reagime të mëdha nga shtëpia e futbollit evropian.