Perez: Benzema është më i miri në botë

Real Madridi nuk do të blejë qendërsulmues gjatë verës, pasi Karim Benzema do të vazhdojë të luajë te madrilenët.

Në një intervistë për “France Football”, ku shpalosi shumë gjëra, numri një i klubit, Florentino Perez, pyet edhe për mundësinë e afrimit të një sulmuesi, që është temë e kamotshme te Madridi pas sezoneve të luhatshme të Karim Benzemas.

“Kam dëgjuar për vite me radhë se Madridi ka nevojë për një 9-sh, por është e qartë se Karim Benzma është sulmuesi më i mirë në botë”, deklaroi Perez.

“Ajo çfarë po bëjmë është sjellja e të rinjve me të ardhme të ndritur, si Vinicius apo Rodrygo”, tha ai. Benzema është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009.