Ivana Stradner, bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, në rrjetin social të emëruar rishtazi si “X” ka shpërndarë ballinën e gazetës propagandistike serbe e afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Informer, ku shtjellohet vdekja e themeluesit të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Artikulli i Informer-it i titulluar “Akuza tronditëse nga Moska: A u hodh në erë avioni i Prigozhin nga Amerikanët?”, sipas Stander është dëshmia më e fuqishme se makina propagandistike e Vuçiç-it përsëri po shtyn përpara narrativat ruse ani pse presidenti serb u lavdërua nga Administrata Amerikane për lëvizje drejtë Perëndimit.
“Ndërsa qeveria amerikane ka lavdëruar presidentin serb Vuçiç për lëvizje drejt Perëndimit dhe duartrokiti mediat serbe për narrativat pro perëndimore. Makina propagandistike e Vuçiç-it tani shtyn narrativat ruse se SHBA-të e vranë Prigozhin-in”, shkroi ajo.
As US government has praised Serbian President Vucic for moving towards the West and applauded 🇷🇸 media for pro Western narratives…
— Ivana Stradner (@ivanastradner) August 26, 2023
Vucic’s propaganda machine now pushes🇷🇺 narratives that the US killed Prigozhin. pic.twitter.com/c9KSBkIk8F
Prigozhini besohet të ketë vdekur nga rrëzimi i një avioni privat në Veri të Moskës më 23 gusht, rreth dy muaj pasi e udhëhoqi një kryengritje të dështuar drejt Moskës me grupin e vet mercenar, Wagner.
Kremlini e mohoi të premten çfarëdo përfshirje në rrëzimin e avionit afër Moskës nga i cili besohet se u vra Prigozhin.
Trupat e Wagnerit luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.







