Pereira konfirmon mosmarrëveshjen mes Mourinhos dhe Pogbas

Futbollisti i Manchester United, Andreas Pereira ka zbuluar prapaskenat e mosmarrëveshjes mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas.

Arsyeja e mosmarrëveshjes ka qenë një keqkuptim i Mourinhos lidhur me postimin e Pogbas në Instagram kur United ishte duke fituar 1-0 në pjesën e parë ndaj Derby Countyt, teksa pastaj “Djajtë e Kuq” e humbën atë ndeshje duke u eliminuar nga EFL Cup, me Mourinhon që mendoi se mesfushori francez e bëri postimin pas ndeshjes.

Një ditë më pas dyshja u kap nga Sky Sports derisa diskutonin, gjersa Mourinho vendosi të ia heq shiritin e zëvendës kapitenit Pogbas.

Sidoqoftë, fubollisti brazilian i United, Pereira ka sqaruar gjithçka.

“Ne ishim duke fituar 1-0 në pjesën e parë kur Pogba postoi në Instagram. Pastaj ne e humbëm ndeshjen me njerëzit që thanë se Pogba postoi më vonë. Edhe trajneri mendoi ashtu, dhe e pyeti atë pse bëri diçka të tillë”, zbuloi Pereria.

Në mbështetje të Pogbas ka dalur edhe bashkëlojtari i tij te Franca, Hugo Lloris, cili ka thënë se ish mesfushori i Juventusi paragjykohet në bazë të çmimit që u ble nga “Zonja e Vjetër”.

“Unë nuk i shikoj të gjitha ndeshjet e Unitedit, por mendoj se Pogba ka këtë status në Angli për shkak të çmimit që u ble. Paraqitjet e tij te United nuk janë aq të këqija sa njerëzit i bëjnë. Tani ai është më i pjekur dhe këtë e dëshmon në grumbullimet te Franca. Kur ka nevojë për të ai gjithmonë është aty”, përfundoi Lloris.

Pogba ka realizuar 4 gola këtë sezon, 2 prej të cilëve në Premier League teksa të shtunën “Djajtë e Kuq”, udhëtojnë drejt “Stamford Bridge” për t’u përballur me Chelsean.