Facebook

Përdoruesit mund të eksportojnë postimet e Facebook në WordPress

Mjeti i Facebook për transferimin e të dhënave tashmë ndihmon përdoruesit të ndajnë transferojnë postimet në Google Docs, Blogger dhe WordPress. Nëse keni një tekst të publikuar në Facebook tashmë me lehtësi mund ta postoni në një uebsajt pa u munduar shumë.

Si më përpara Facebook do të kërkojë fjalëkalimin dhe të enkriptojë përmbajtjen gjatë procesit të transferimit për të mbajtur të dhënat e sigurta. Opsionet e reja i gjeni duke shkuar në Settings e më pas në “Your Facebook Information.”

Opsionet e reja vinë në vazhdën e projektit Data Transfer, një bashkëpunim mes gjigantëve të teknologjisë për të mundësuar transferimin e përmbajtjeve mes shërbimeve dhe platformave të ndryshme.

Përdoruesit e Facebook aktualisht kanë mundësi të eksportojnë fotot dhe videot në Google Photos. Gjithashtu edhe në Backblaze, Dropox dhe Koofr.