Përditësohet ranglista botërore në CS:GO – Bad News Eagles me renditje të re

Pas përfundimit të turneve RMR për BLAST Paris Major, HLTV ka përditësuar ranglistën botërore të CS:GO.

Edhe në këtë përditësim të fundit, nuk ka pasur ndryshime në katër vendet e para të ranglistës botërore.

Në vendin e parë mbeten ekipi G2 të ndjekur nga FaZe në vendin e dytë, në vendin e tretë renditen ekipi Heroic, ndërsa vendi i katërt ende i takon ekipit të Na’Vi.

Bad News Eagles kanë zbritur dy vende më poshtë edhe pse nuk kanë zhvilluar ndonjë ndeshje që nga kualifikimi i tyre në ‘Legends Stage’ të BLAST Paris Major.

Ekipi shqiptar tani renditet në vendin e 22 –të, pas këtij përditësimi të fundit.

Më poshtë e gjeni listën me top20 skuadrat në ranglistën botërore të CS:GO:

1.G2
2.FaZe
3.Heroic
4.Na’Vi
5.Vitality
6.Cloud9
7.Liquid
8.ENCE
9.Virtus.Pro
10.MOUZ
11.FURIA
12.fnatic
13.forZe
14.paiN
15.Complexity
16.OG
17.Astralis
18.NIP
19.BIG
20.Spirit