Përballja Ramos-Messi mund të rikthehet, kampionët e MLS bëjnë gati ofertën për spanjollin

Sergio Ramos pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij në javët në vijim.

Mbrojtësi spanjoll është i lirë që prej përfundimit të sezonit 2022/23, kur u largua nga Paris Saint-Germaini.

Ramos fillimisht ishte i lidhur me një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite dhe një ri-bashkim me Cristiano Ronaldon te Al-Nassr.

Megjithatë, interesimi i klubit saudit është ftohur dhe 37-vjeçari vazhdon të jetë pa skuadër.

Sipas “Mundo Deportivo”, lëvizja më e mundshme për ish-reprezentuesin e Spanjës këtë vit është që të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kampioni aktual i MLS-së, Los Angeles FC, thuhet se është gati të bëjë një ofertë për Ramosin, për një marrëveshje afatshkurtër – teksa detaje tjera nuk janë zbuluar ende.