Për Zidanen, Benzema është sulmuesi më i mirë në historinë e Francës

Trajneri Zinedine Zidane e ka vlerësuar lart sulmuesin Karim Benzema, aq sa e ka quajtur më të mirin në historinë e Francës.

Real Madridi triumfoi 3:1 ndaj Atletico Bilbaos mbrëmjen e së martës dhe Benzema shënoi dy gola.

“Për mua ai është sulmuesi francez më i mirë në histori dhe kjo që po bën e vërteton këtë. Ai nuk mendon vetëm për të shënuar, por në fund është vendimtar. Pa bërë një ndeshje të madhe, ai shënoi dy gola. Ai është gjithmonë aty, si lojtarët e mëdhenj”, tha trajneri francez i Realit.

Më tej, Zidane theksoi se Benzema është një lojtar më i kompletuar së më parë.

Reali pas 13 ndeshjeve, ka mbledhur 26 pikë. Zë vendin e tretë.