Duket se për Xhelal Sveçlën rezultati zgjedhor i së dielës të 28 dhjetorit, është vetëm formalitet dhe çështje përqindjesh.

Të paktën për ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, vazhdimi i drejtimit të kësaj ministrie është i sigurt.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se Sveçla tërthorazi ka thënë sonte se, për të, procesi zgjedhor i 28 dhjetorit tashmë ka përfunduar dhe se ai do të vazhdojë punën në detyrën e ministrit.

Këto deklarata, Sveçla i bëri gjatë festës së fundvitit të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila u mbajt sonte nga ora 19:00 në Hotel Emerald, ku ministri ishte i ftuar i rastit.

Në fjalimin e tij para zyrtarëve policorë, Sveçla u shpreh i bindur se edhe vitin e ardhshëm do të vazhdojë bashkëpunimi dhe organizimi i përbashkët, duke lënë të kuptohet se përbërja aktuale institucionale do të mbetet e njëjtë!

“Ne do të shihemi përsëri në organizimin e vitit të ardhshëm. E shoh se disa nga ju po qeshni, disa jo, por ju siguroj sonte se vitin e ardhshëm do ta festojmë përsëri në këtë përbërje”, besohet se të ketë thënë Sveçla. /Ballkani.info/