Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur edhe lidhur me hetimet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se sulmi i Banjskës diskutohet në çdo takim, prej se ka ndodhur.

“Këtë çështje e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, tha Lajçak.

Lidhur me hetimet që po kryhen për sa i përket këtij rasti, Lajçak tha se Bashkimi Evropian nuk po kryen hetime, por vetëm po grumbullon informata.

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime, por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak.

.