Për shkak të sigurisë Pogba shpenzon 15 mijë paundë për një qen rottweiler

Paul Pogba ka shpenzuar 15 000 paundë për blerë një qen roje nga një firmë e specializuar për mbrojtje. Kompania që ia siguroi qenin, një rottweiler, quhet Chaperone K9. Në përshkrimin e saj shkruhet se ofron mbrojtje për familjet, individët dhe biznesin me qentë e tyre të trajnuar.

Kompania gjithashtu ka furnizuar me kafshët mbrojtëse edhe shokët e skuadrës së Pogbas tek United, Marcus Rashford dhe Phil Jones.

Bosi i Chaperone K9, Richard Arnold, deklaroi për “The Sun”: “Futbollistët janë dukshëm objektiva sulmi. Ata duan diçka që kur të ikin do ta mbajnë familjen e tyre të sigurt. Qentë mbrojtës nuk janë kafshë agresivë, deri sa të marrin komandën”.

Marrëdhënia e Pogbas me përkrahësit e United ka qenë e ndërlikuar dhe është e acaruar më shumë pas qëndrimin=t të tij për t’u larguar këtë verë.

Mesfushori i Manchester United po merr masa shtesë për sigurinë e tij, sidomos pas shfaqjes së banderolës “Pogba Jashtë” pranë fushës stërvitore të Manchester United në Carrington, kohët e fundit.

Francezi, aktualisht, është duke u rikuperuar nga një dëmtim i këmbës, por mund të rikthehet për takimin në mesjavë kundër Rochdale në Carabao Cup.

loading…