Për shkak të notave të dobëta në shkollë, e mitura në Gjakovë tenton të bëjë vetvrasje!

Një e mitur ka tentuar të bëjë vetëvrasje sot në Gjakovë, duke konsumuar medikamente të ndryshme, pas rezultateve të dobëta në shkollë.

Viktima është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, për të marrë trajtim mjekësor.

Por, si ndodhi ngjarja?

Sinjali mëson se rreth orës 09:00 të mëngjesit, derisa viktima ishte në dhomën e saj kishte konsumuar medikamente të ndryshme.

Pas gjendjes së rënduar, viktima ishte trajtuar në shtëpi nga nëna e saj deri në orën 13:00 kur edhe e kanë lajmëruar Spitalin për të intervenuar.

Viktima kishte rënë në depresion për shkak të notave të dobëta në shkollë.

Megjithatë, pas tretmanit mjekësor, e mitura është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë bërë të ditur se është njoftuar prokurori për këtë rast dhe kanë filluar hetimet.