Për shkak të luftës anulohet miqësorja Armeni – Shqipëri

Miqësorja Armeni – Shqipëri në futboll, që ishte programuar për t’u luajtur më 7 tetor në Jerevan, është anuluar.

Zyra e shtypit në FSHF bëri me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Pritet që grupi të kompletohet nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore për dy sfidat e radhës.