Për një ditë Policia e Ferizajt shqiptoi 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacion

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndërrmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtij aksioni policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor.

Llojet e kundërvajtjeve:

“- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 95 gjoba

– Parkingje të parregullta , 49 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 6 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 4 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 3 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 3 gjoba

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 66 gjoba

Heqje e patentë shoferit, 5 shoferëve”, njofton policia.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apel.