Tenis

Për këtë turne ia vlen edhe të japësh jetën”, Nadal: Është objektivi im i vetëm

Rafael Nadal u rikthye pas tre muajsh mungesë në një turne tenisi dhe këtë e bëri në terrenin e tij të provuar, dheun, në turneun e Barcelonës.

Një turne që zgjati pak duke qenë se spanjolli u eliminua në raundin e dytë nga De Minaur, mirëpo 37-vjecari nuk shqetësohet ndërsa theksoi se është duke punuar për një objektiv të vetëm, triumfin në Roland-Garros.

Nadal, që është edhe rekordmeni i Grand Slam-it parizien me 14 tituj të fituar, u shpreh se për Roland-Garros ia vlen që edhe të “vdesë” në fushë.

 “Kjo ishte një humbje e merituar për mënyrën si luajta, por nuk ishte nga ato ndeshje që ia vlen edhe të japësh jetën. Unë dua që të vazhdojë të përmirësohem fizikisht dhe të bëj maksimumin aty ku ka vërtet rëndësi.

Do të kërkoj që të bëj një hap më shumë në Madrid më pas në Romë dhe në fund Parisi. Aty është momenti final për të dhënë gjithçka nga vetja dhe të ndodhë çfarë të ndodhë.

Gjithmonë nëse trupi më lejon të shtyj aq sa unë pretendoj. Shpresoj që të bëhem më shumë kompetitiv me kalimin e ditëve dhe që të jem në gjendje të zhvilloj një Roland-Garros pozitiv”, u shpreh Nadal. /Ballkani.info