Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar e humbi toruan pas humbjes së skuadrës së tij në finale të Kupës së Francës ndaj Stade Rennais të shtunën.
Ai e goditi një tifoz në tribunë derisa po ngjitej shkallëve për ta marrë medaljen e finalistit. Tifozi ofendoi një nga një lojtarët e PSG-së dhe Neymarit iu drejtua “mësohu të luash futboll”.
Skuadra e Thomas Tuchel krijoi një epërsi prej 2-0 falë dy gola të bukur nga Dani Alves dhe Neymar, i cili bëri rikthimin e shumëpritur nga lëndimi në këtë ndeshje.
Por, një autogol nga Presnel Kimpembe pak para fundit të pjesës së parë i dha Rennes shpresa për rikthim. Dhe ashtu ndodhi, qendërmbrojtësi Mexer e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.
Ndeshja shkoi në kohë shtesë por PSG-ja nuk mundi ta gjejë golin e tretë vendimtar.
Zemërimi ishte i madh në mesin e lojtarëve të PSG-së, pasi Kylian Mbappe u përjashtua nga loja në minutën e 118-të pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Damien da Silva dhe sfida shkoi në penallti.
Të gjithë gjashtë lojtarë e Rennes i shënuan penalltitë e tyre, ndërsa te PSG-ja, Christopher Nkunku e humbi penalltinë, dhe Rennes e fitoi Kupën e Francës.
Përveç që e humbu kupën, PSG-ja mund ta humbasë edhe Neymarin për kohë të gjatë.
Pamje të publikuara pas ndeshjen shfaqin Neymarin duke e goditur një tifoz në tribunë, derisa po shkonte për ta marrë medaljen e finalistit.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/az/azP9.mp4







